Moti sot në Suharekë
Në fundjavë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, mundësi për reshje lokale shiu. Në fillim të javës më freskët dhe reshje lokale shiu. Vala e të nxehtit nga Europa perëndimore ka filluar të shtrihet edhe mbi rajonin tonë, ndonëse jo me temperatura ekstreme të larta. Ndërkohë nga Atlantiku, ditëve të fundjavës do të depërtojnë […]
Foto: Ilustrim
Në fundjavë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, mundësi për reshje lokale shiu. Në fillim të javës më freskët dhe reshje lokale shiu.
Vala e të nxehtit nga Europa perëndimore ka filluar të shtrihet edhe mbi rajonin tonë, ndonëse jo me temperatura ekstreme të larta. Ndërkohë nga Atlantiku, ditëve të fundjavës do të depërtojnë fusha të presionit të ulët mbi Itali, që mund të sjellin mundësi për reshje lokale shiu.
Nga dita e hënë këto fusha dhe masa më të freskët ajrore do të depërtojnë mbi rajon, që do të zbresin lehtë temperaturat rreth vlerave mesatare, e do të sjellin kushte edhe për reshje lokale shiu.
Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare, kurse nga dita e hënë do të pësojnë rënie të lehtë. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 27C deri në 33C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 1-7m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të theksuar nën vlera normale.