Merren 5 mostra të reja dhe 1 ritestim në Suharekë, rezultatet priten sonte në mbrëmje

Për të parandaluar përhapjen e covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren ka hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve nga Komuna e Suharekës.

Nga të gjitha kontaktet e gjurmuara kjo qendër sot ka marr 5 mostra të reja në Komunën e Suharekës dhe një mostër për ritestim të dytë nga 21 vjeçari nga Bllaca që gjendet në vetizolim në Banjë të Malishevës.

Drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, për SuharekaOnlina ka bërë të ditur se sot është rimostruar 21 vjeçari nga Bllaca dhe janë marr 5 mostra të reja në Komunën e Suharekës.

“Po ishte lajm i mirë që të mërkurën 21 vjeçari nga Bllaca në testin e parë ka rezultuar negativ dhe për tu deklaruar i shëruar duhet që edhe në testin e dytë që i është bërë sot të rezultojë negativ” ka treguar ai.

“Gjithashtu sot kemi marr edhe 5 mostra të reja në Komunën e Suharekës, të gjitha raste kontakti, rezultatet e të cilëve priten sonte” ka thënë ai.

Drejtori i kësaj qendre ka bërë të ditur se të gjitha rastet e “dyshuara” si raste kontakti nga Suhareka janë në gjendje të mirë shëndetësore.

LEXO EDHE:

RAPORTO