Edhe një i shëruar në Suharekë, si dhe 21 vjeçari nga Bllaca del negativ në testimin e parë për covid-19

22.04.2020

Kanë kaluar gjithsej 16 ditë që kur 21 vjeçari nga Bllaca e Suharekës i cili gjendet në vetizolim në Banjë të Malishevës kishte rezultuar pozitiv me covid-19 dhe 14 ditë që kur edhe pacienti i dytë nga Bllaca ishte konfirmuar si pozitiv në covid-19. Për të parë se nëse këta dy pacientë nga Komuna e […]

Edhe një i shëruar në Suharekë, si dhe 21 vjeçari nga Bllaca del negativ në testimin e parë për covid-19 Foto: Ilustrim

Kanë kaluar gjithsej 16 ditë që kur 21 vjeçari nga Bllaca e Suharekës i cili gjendet në vetizolim në Banjë të Malishevës kishte rezultuar pozitiv me covid-19 dhe 14 ditë që kur edhe pacienti i dytë nga Bllaca ishte konfirmuar si pozitiv në covid-19.

Për të parë se nëse këta dy pacientë nga Komuna e Suharekës janë shëruar sot janë marr mostrat për ritestim të tyre.

Drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, për SuharekaOnlina ka bërë të ditur se sot janë ritestuar dy pacientë nga Bllaca e Suharekës.

Në bazë të rezultateve të IKSHPK-së nga dy mostrat e marrura sot në Bllacë dhe një tjetër që gjendej në karantinë, ky i fundit ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë që llogaritet i shëruar dhe njëri nga dy pacientët nga Bllaca ka rezultuar negativ për covid-19, pra bëhet fjalë për 21 vjeçarin.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se 21 vjeçari pritet të ritestohet përsëri të nesërmen sepse për tu deklaruar si i shëruar nga covid-19 duhet që në dy teste të njëpasnjëshme të rezultojnë negativ, shkruan SuharekaOnline.

Drejtori i kësaj qendre ka bërë të ditur se të gjitha rastet e “dyshuara” si raste kontakti nga Suhareka janë në gjendje të mirë dhe për momentin nuk janë duke manifestuar simptoma të covid-19, për çka edhe nuk është pa e arsyeshme mostrimi i tyre.