Kthehet i ftohti mbi vendin tonë
Temperaturat nën zero dhe reshjet e borës janë kthyer mbi vendin tonë. Mbrëmja e së hënës e filluar me skllotë e ka zbardhur mëngjesin e së martës me borë. Bora ka zbardhur shumë prej qyteteve të Kosovës, ndërsa edhe temperaturat janë ulur ndjeshëm. Moti për sot parashikohet kryesisht i vranët dhe me erë. Paradite priten…
Temperaturat nën zero dhe reshjet e borës janë kthyer mbi vendin tonë. Mbrëmja e së hënës e filluar me skllotë e ka zbardhur mëngjesin e së martës me borë.
Bora ka zbardhur shumë prej qyteteve të Kosovës, ndërsa edhe temperaturat janë ulur ndjeshëm.
Moti për sot parashikohet kryesisht i vranët dhe me erë. Paradite priten reshje të dobëta bore, që gjatë ditës do të pushojnë.
Temperaturat do të lëvizin me minimalen -4 gradë celsius, ndërsa maksimalja e ditës do të shënojë 6 gradë celsius.
Por këto temperatura pritet të zgjasin vetëm gjatë ditës së martë ngase nga e mërkura pritet rritje e tyre.

Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Gjendet 14-vjeçarja nga Suhareka që ishte raportuar e zhdukur, Policia po heton rrethanat e rastit
Aktuale para 12 dite