Kryetarët e Bashkive Arbëreshe vizitojnë Suharekën

para 36 dite

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar sot përmes Facebook-ut se Komuna e Suharekës ka pritur një delegacion të rëndësishëm nga bashkitë arbëreshe të Kalabrisë, Itali.

Kryetarët e Bashkive Arbëreshe vizitojnë Suharekën

Kjo vizitë shënon një hap të ri drejt forcimit të lidhjeve dhe shkëmbimit të përvojave mes Kosovës dhe komuniteteve arbëreshe.

Delegacioni i përbërë nga figura të njohura të komunitetit arbëresh përfshinte:

  • Ernesto Madeo, komisioner i Fondacionit Arbëresh dhe kryetar i Bashkisë San Demetrio Corone.
  • Damiano Baffa, kryetar i Bashkisë San Cosmo Albanese.
  • Angelo Catapano, kryetar i Bashkisë Frascineto.
  • Serena Notaro, kryetare e Këshillit të Bashkisë Caraffa di Catanzaro.
  • Giuseppe Rizzo, kryetar i Bashkisë Cerzeto.
  • Valerio Caparelli, gazetar dhe përgjegjës i komunikimit të Fondacionit Arbëresh.

Kryetari Muharremaj theksoi rëndësinë e kësaj vizite, duke e cilësuar si një nder për komunën e Suharekës. Ai shprehu bindjen se kjo do t’i hapë rrugë bashkëpunimit të frytshëm në të ardhmen.

“Natyrisht në të ardhmen do të shohim mundësinë e bashkëpunimit, duke e theksuar edhe si domosdoshmëri e kohës. Kjo vizitë e nderon komunën tonë, dhe kjo do t’i hapë rrugë edhe shkëmbimit të përvojave mes vendeve tona,” shkroi Muharremaj në postimin e tij.

Etiketat

Ofertat e fundit