Kremtohet Dita e Shkollës në fshatin Leshan

Në fshatin Leshan, në SHFMU “V.P.Shkodrani”, sot u shënua “Dita e Shkollës”.

E pranishme ishte edhe nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka, e cila edhe u ftua t’a mbajë një fjalë rasti.

Nënkryetarja znj.Mihrije Suka tha se: “Institucionet komunale, do të jenë çdo herë pranë nxënësve, për t’i krijuar kushte me të mira për arsim cilësor”.

Ajo para të gjithë të pranishmëve ka dhënë një lajm shumë të mirë, duke thënë se: “Ndërtimi i shkollës së re në fshatin tuaj, do të ri-filloj së ndërtuari, për t’a përfunduar sa më shpejt”.

Manifestimi në këtë shkollë vijoi me këngë, valle dhe recitale të pergaditura nga nxënësit e kësaj shkolle.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.