Kremtohet Dita e Shkollës në fshatin Bllacë

Në SHFMU “Ramë Bllaca”, në fshatin Bllacë, sot u shënua “Dita e Shkollës” ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, drejtori i Arsimit z.Remzi Bytyqi dhe nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka.

Kryetari Muharremaj, mbajti nje fjalë rasti duke i uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë ditë të veçantë për ta.

Bali Muharremaj tha se: “Do të jemi pranë shkollave çdo herë, në mënyrë që ju të keni kushte sa më të mira për mësim dhe arsim cilësor”.

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ramë Bllaca” në fshatin Bllacë është ndër shkollat më të mira sa i përket cilësisë, andaj ne ndihemi krenarë për këtë realitet dhe do të vazhdojmë tutje me përkrahje”, ka shtuar kryetari Muharremaj.

Manifestimi në këtë shkollë vijoi me këngë, valle dhe recitale të pergatitura nga nxënësit e kësaj shkolle.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.