Komuna e Suharekës me plan operativ për sezonin e dasmave!

Angazhimi i institucioneve të rendit dhe ligjit për mbarëvajtjen dhe respektimin e ligjeve në fuqi doemos kërkon plan operativ për secilin aksion apo fushatë në veçanti.

Rrugët e Komunë e Suharekës e sidomos ato në qytet stërngarkohen gjatë muajve të verës sidomos me ardhjen e mërgimtarëve në pushime.

E për këtë Komuna e Suharekës me datën 11 qershor siç duket do të jetë e angazhuar që të bëjë planin operativ për sezonin e pushimeve të mërgimtarëve dhe dasmave.

Në ftesën e kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj për mbledhjen e radhës të këshillit komunal për siguri në bashkësi për mbledhjen e datës 11 qershor në rendin e ditës thuhet se do të diskutohet për:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
  2. Diskutim për aktivitete e organizuara nga Drejtoria e Arsimit për maturantet,
  3. Lëmoshë-kërkuesit,
  4. Parapërgatitja dhe vetëdijesimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit veror,
  5. Plani operativ për sezonin e pushimeve të mërgimtarëve dhe dasmave
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.