Komuna e Suharekës bëhet me drejtor të ri të arsimit

E premtja e datës 1 maj për Remzi Bytyqin ka qenë dita e fundit e punës në cilësinë e drejtorit të Arsimit në Komunën e Suharekës, pozitë kjo në të cilën ishte emëruar në janar të vitit 2018.

Kjo për faktin se të premten e 1 majit ai ka arritur moshën e pensionimit me ç’rast sipas ligjeve në fuqi fiton “benefitn normal të pensionit” .

Ai sot edhe në mënyrë ceremoniale është liruar nga detyra e drejtorit të arsimit me rastin e pensionimit të tij duke bërë njëkohësisht edhe dorëzimin e pozitës së drejtorit të kësaj drejtorie te z.Remzi Bajselmani.

Bajselmani nga tash do të ushtrojë pozitën e drejtorit të arsimit në Komunën e Suharekës.

I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka uruar drejtorin e ri për punën dhe njëkohësisht ka falënderuar z.Bytyqin për kontributin e dhënë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.