Kërcënohet përmbaruesja private në Suharekë

02.06.2021

Një rast i kanosjes është raportuar në Stacionin Policor në Suharekë. Sipas informacioneve të SuharekaOnline një femër përmes telefonit është kërcënuar (kanosur) nga një mashkull. Siç mëson SuharekaOnline, cak i kanosjes përmes telefonit ka qenë një përmbaruese private në këtë qytet. Rasti ka ndodhur në Suharekë me datën 29 maj rreth orës 9:28. Me vendim […]

Kërcënohet përmbaruesja private në Suharekë Foto: Ilustrim

Një rast i kanosjes është raportuar në Stacionin Policor në Suharekë.

Sipas informacioneve të SuharekaOnline një femër përmes telefonit është kërcënuar (kanosur) nga një mashkull.

Siç mëson SuharekaOnline, cak i kanosjes përmes telefonit ka qenë një përmbaruese private në këtë qytet.

Rasti ka ndodhur në Suharekë me datën 29 maj rreth orës 9:28.

Me vendim të prokurorit kujdestar është inicuar rasti për hetime për veprën penale “Kanosje”.

Rasti është duke u hetuar.