Hidroregjioni sqarohet për ujin e turbullt në Suharekë
Që nga mbrëmja e kaluar shumë qytetarë të Suharekës kishin mbetur pa furnizim me ujë të pijes, i cili edhe pse sot i ishte kthyer normalitetit ishte kthyer i turbullt. Fillimisht kishte reagur edhe kryetari i degës së PSD-së, Leonard Shala duke apelur tek qytetarët që mos ta konsumojnë atë deri në një sqarim nga…
Që nga mbrëmja e kaluar shumë qytetarë të Suharekës kishin mbetur pa furnizim me ujë të pijes, i cili edhe pse sot i ishte kthyer normalitetit ishte kthyer i turbullt.
Fillimisht kishte reagur edhe kryetari i degës së PSD-së, Leonard Shala duke apelur tek qytetarët që mos ta konsumojnë atë deri në një sqarim nga Hidroregjioni Jugor.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor ” sh. A – Prizren, njofton konsumatorët në Suharekë, që për arsye të ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë natës së mbrëmshme ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë.
Ekipet e kompanisë gjatë ditës së sotme, në stacionin e pompave te Pusi i Atit kanë aktivizuar të gjitha puset, ndërsa njëri nga puset ka prodhuar turbullirë, megjithëse sasia e klorit në ujë ka qenë e mjaftueshme, me të vërejtur këtë problem ky pus është larguar nga përdorimi.
Kompania jonë sugjeron që këtë ujë para pijes fillimisht ta vloni dhe pastaj ta shfrytëzoni, thuhet në njoftimin e “Hidroregjionit Jugor” .
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Gjendet 14-vjeçarja nga Suhareka që ishte raportuar e zhdukur, Policia po heton rrethanat e rastit
Aktuale para 12 dite