Hapi lokalin në Suharekë, ndërhyn policia

26.03.2020

Pavarësisht se puna e kafiterive është ndalur për shkak të mospërhapjes së Coronavirusit në vend, disa pronarë kokëfortë sërish i kanë hapur ato. Policia ka njoftuar se një pronar në Suharekë nuk i kanë respektuar vendimet e qeverisë. “Patrulla policore ka hasur një mashkull  kosovar i cili ishte duke punuar në lokalin e tij,  duke […]

Hapi lokalin në Suharekë, ndërhyn policia Foto: Ilustrim

Pavarësisht se puna e kafiterive është ndalur për shkak të mospërhapjes së Coronavirusit në vend, disa pronarë kokëfortë sërish i kanë hapur ato.

Policia ka njoftuar se një pronar në Suharekë nuk i kanë respektuar vendimet e qeverisë.

“Patrulla policore ka hasur një mashkull  kosovar i cili ishte duke punuar në lokalin e tij,  duke mos respektuar masat e ndërmarra ndaj përhapjes së pandemisë, Lokali është mbyllur dhe me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.