Gjiganti “Frutex” pjesë e panairit në Gjermani

Foto: Ilustrim

Kompania Frutex nga Suhareka që është njëra ndër kompanitë më të suksesshme prodhuese në Kosovë, ka marrë pjesë në panaire të ndryshme mbarë botën.

Kësisoj, “Frutex” po merr pjesë në panairin “Green Week” në Berlin të Gjermanisë.

Kujtojmë se kompania vendore Frutex me pronar Shaqir Palushi është shpërblyer me çmimin “Eksportues i vitit 2019”.

Po ashtu Frutex eksporton produktet e saj Golden Eagle dhe Relax në mbi 30 shtete të botës ku Irlanda është shteti i 33.