Fillojnë reshjet e borës në Suharekë, bien temperaturat

27.02.2020

Ashtu siç kishte paralajmëruar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në vend kanë filluar reshjet e borës. Brenda pak minutash, Suhareka ka filluar të mbulohet nga bora. Po ashtu, temperaturat kanë shënuar rënie, por ky mot nuk pritet të zgjasë shumë. Temperaturat ditën e enjte do të shënojnë rënie kryesisht ato maksimale, ndërsa minimalet priten të vazhdojnë […]

Fillojnë reshjet e borës në Suharekë, bien temperaturat Foto: Reshjet e Borës në Shirokë (SuharekaOnline)

Ashtu siç kishte paralajmëruar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në vend kanë filluar reshjet e borës.

Brenda pak minutash, Suhareka ka filluar të mbulohet nga bora. Po ashtu, temperaturat kanë shënuar rënie, por ky mot nuk pritet të zgjasë shumë.

Temperaturat ditën e enjte do të shënojnë rënie kryesisht ato maksimale, ndërsa minimalet priten të vazhdojnë me vlera të ngjashme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-15 gradë celsius. Kjo rënie e theksuar e temperaturave pritet të ndodhë vetëm ditën e enjte.