Edhe në Komunën e Suharekës rihapen xhamitë

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava nga sot ka marrë vendimin që të rihap xhamitë në të gjithë vendin.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline Imam Mr. Driton ef. Salihu që shërben në “Xhaminë e Bardhë” në Suharekës.

Ai tha se nga sot të gjitha vaktet e namazeve do të falen në xhami këtu duke përfshirë edhe faljen e xhumasë dhe se falja do të bëhet duke respektuar të gjitha rregullat dhe rekomandimet ndaj COVID-19 siç janë: numri deri 50 persona gjatë faljes së namazit, bartja e maskave, distance të paktën 1 metër dhe dezinfektimi i duarëve në hyrje të xhamisë.

Sipas Imam Mr. Driton ef. Salihu ata mbeten gjithmonë të përkushtuar në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve andaj edhe masat do të respektohen në përpikëri.

“Me këtë rast njoft xhematin se që nga data e sotme rihapen xhamitë dhe të gjitha kohët e namazit falen në xhami, gjithmonë duke respektuar masat mbrojtëse” ka shtuar Salihu.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.