Deri tani vetëm një iniciativë nga Suhareka ka aplikuar në KQZ për certifikim për zgjedhjet lokale, afati mbyllet në ora 16:00

16.08.2021

Kanë mbetur edhe dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor. Partitë politike veçse kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhje, duke filluar nga zyrtarizimet e emrave të kandidatëve për kryetarë të komunave. Ende asnjë parti e madhe dhe parlamentare nuk kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën me […]

Deri tani vetëm një iniciativë nga Suhareka ka aplikuar në KQZ për certifikim për zgjedhjet lokale, afati mbyllet në ora 16:00 Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor.

Partitë politike veçse kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhje, duke filluar nga zyrtarizimet e emrave të kandidatëve për kryetarë të komunave.

Ende asnjë parti e madhe dhe parlamentare nuk kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën me emrat e kandidatëve.

Si duket partitë politike parlamentare e kanë lënë në momentin e fundit që të aplikojnë dhe dorëzojnë në KQZ listat me emrat e kandidatëve që të garojnë në zgjedhjet lokale, për Kryetar Komune dhe Kuvende Komunale.

Ndërsa, subjektet politike që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit, i ka mbetur afat vetëm dita e sotme (e hënë) për të aplikuar në KQZ.

Po ashtu ky institucion ka punuar edhe gjatë fundjavës që lamë pas, me qëllim për të pranuar aplikimet e subjekteve politike për zgjedhjet lokale të tetorit.

KQZ-ja është duke vazhduar të presë aplikimet nga subjektet politike. Afati përmbyllet në orën 16:00 të ditës së sotme, e hënë, 16 gusht.

Deri më tani për pjesëmarrje në zgjedhje lokale në Suharekë, ka aplikuar vetëm një iniciativeë e ajo është: “Iniciativa për Therandën”.

Kujtojmë se kjo iniciativë në zgjedhjet lokale të 2017’s kishte fituar një ulëse në Asamblenë Komunale në Suharekë.

Më poshtë të gjitha Partitë politike, Iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur:

PARTITË POLITIKE

  1. Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;
  2. Partia Demokratike e Unitetit ka apllikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Pejë;
  3. Partia Ura ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Mitrovicë të Jugut;
  4. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet Kuvend Komunal në Prizren;
  5. Organizata Balli Kombëtar Demokrat ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Podujevë;
  6. Srpska Lista ka palikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune (Graçanicë, Partesh, Shtërpcë, Zubin Potok, Leposaviq, Novobërdë, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Obiliq, Kllokot, Ranillug) dhe për Kuvende Komunale (Partesh, Pejë, Prishtinë, Zubin Potok, Graçanicë, Lipjan, Leposaviq, Rahovec, Zveçan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Ranillug, Shtërpcë, Vushtrri, Klinë, Mitrovicë e Veriut, Skënderaj);
  7. Građanska Inicijativa Gore ka aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Dragash;
  8. Jedinstvena Goranska Partija ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Dragash dhe Prizren;
  9. Kosova Adalet Tűrk Partisi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Mamushë;
  10. Naša Inicijativa ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Prizren;
  11. Fjala ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Prishtinë dhe Kuvend Komunal në Prishtinë dhe Skënderaj;
  12. Partia Balliste ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvende Komunale në Pejë dhe Prishtinë;
  13. Socijaldemokratska Unija ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Prizren;
  14. Pokret za Gora ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Dragash dhe Prizren;

INICIATIVAT QYTETARE

  1. Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
  2. Ne Mundemi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
  3. Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;
  4. Iniciativa Qytetare për Obiliq ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Obiliq;
  5. Bashkë për Shtërpcën ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Shtërpcë;
  6. Iniciativa Qytetare për Skënderaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal;
  7. Iniciativa Erdem ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Mamushë;
  8. Iniciativa Qytetare për Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;
  9. Iniciativa e Therandës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Suharekë;
  10. Iniciativa Qytetare Mogillë – Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;
  11. Reformimi Demokratik për Ferizajn ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
  12. Gi Sloboda Štrpce ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Shtërpcë;
  13. Lista e Pavarur Bekim Jashari ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Skënderaj;
  14. Mir – Ostanak ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Ranillug;
  15. Unioni i Blakçorëve ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Podujevë;
  16. Gradanska Inicijativa Bošnjaka Istok ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Istog;
  17. Shqiptarët e Bashkuar ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Graçanicë;
  18. Iniciativa Qytetare Green për Drenas ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Drenas;

KANDIDATËT E PAVARUR

  1. Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;
  2. Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;
  3. Hajrush Stublla ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Lipjan;
  4. Radoš Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;
  5. Bojan Saičić ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Klinë;
  6. Dragan Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;
  7. Isa Elezaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar.