Gara për Suharekën, LDK dhe PDK i zëvendësuan kandidatët, AAK dhe LVV garojnë me të njëjtit

15.08.2021

Ardian Shala është kandidati me të cilën Lidhja Demokratike synon të marrë pushtetin në Suharekë. Ai do të provojë të bëjë atë që Sali Asllanaj nuk ia arriti më 2017, i cili në raundin e parë mori 34.01% të votive, ndërsa në balotazh 47,43%. Nga AAK Suharekën do të provojë ta mbajë edhe për një […]

Gara për Suharekën, LDK dhe PDK i zëvendësuan kandidatët, AAK dhe LVV garojnë me të njëjtit Foto: Ilustrim

Ardian Shala është kandidati me të cilën Lidhja Demokratike synon të marrë pushtetin në Suharekë.

Ai do të provojë të bëjë atë që Sali Asllanaj nuk ia arriti më 2017, i cili në raundin e parë mori 34.01% të votive, ndërsa në balotazh 47,43%.

Nga AAK Suharekën do të provojë ta mbajë edhe për një mandat 4 vjeçar kreu i tanishëm, Bali Muharremaj i cili në zgjedhjet e 2017 fitoi në balotazh 52,57% apo 13,755 vota.

Nga emrat e zyrtarizuar deri tash, ndryshime në kandiatura ka bërë edhe Partia Demokratike e Kosovës, ku kundërshtari i Bali Muharremajt nga PDK në Komunën e Suharekës do të jetë Murtez Zekolli, i cili vie pas Blerim Xhemajlit që në 2017 mori 12.37% të votave.

Për dallim nga LDK dhe PDK ndryshime në kandidaturë nuk ka bërë Lëvizja Vetëvendosje e cila edhe në zgjedhjet e 17 tetorit synon të marrë pushtetin me kandidaturën e deputetit Salih Zyba.

Zyba në zgjedhjet e vitit 2017 mori 10.05% të votave.