Bilanci i COVID-19: 2 raste aktive në Suharekë, 106 në tërë Kosovën

15.07.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus. Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve […]

Bilanci i COVID-19: 2 raste aktive në Suharekë, 106 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Gjilan (8), Prishtinë (2), Podujevë (1), Gjakovë (1).

Po ashtu, janë shëruar 14 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.509 raste.

Kurse numri i rasteve aktive është 106, prej tyre 2 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,879 raste nga 695,001 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,264 raste të vdekjes.