[VIDEO] Aksident në hyrje të autostradës në Suharekë

14.07.2021

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Suharekë. Aksidenti ka ndodhur te rrethi në Suharekë te hyrja e autostradës “Ibrahim Rugova” në rrugën që lidh qytetin me fshatin Reshtan. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një kombi, raportohet se ka të lënduar, ku është parë edhe automjeti i ambulancës. Rasti ka […]

[VIDEO] Aksident në hyrje të autostradës në Suharekë Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Suharekë.

Aksidenti ka ndodhur te rrethi në Suharekë te hyrja e autostradës “Ibrahim Rugova” në rrugën që lidh qytetin me fshatin Reshtan.

Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një kombi, raportohet se ka të lënduar, ku është parë edhe automjeti i ambulancës.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:30.