Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, hapen çerdhet në Suharekë

03.06.2020

Të dielën qeveria në detyrë në krye me Albin Kurti, ka bërë të ditura masat e reja lehtësuese në kuadër të Fazës së Tretë, që kanë hyrë në fuqi nga e hëna, por hapja e çerdheve dhe shkollave ka ngjallë shumë reagime. Derisa qeveria tha se nga nga e hëna ato do të hapen disa […]

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, hapen çerdhet në Suharekë Foto: Ilustrim

Të dielën qeveria në detyrë në krye me Albin Kurti, ka bërë të ditura masat e reja lehtësuese në kuadër të Fazës së Tretë, që kanë hyrë në fuqi nga e hëna, por hapja e çerdheve dhe shkollave ka ngjallë shumë reagime.

Derisa qeveria tha se nga nga e hëna ato do të hapen disa nga komunat kanë thënë se ato s’janë të gatshme, madje kanë apeluar prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët e tyre në këto institucione.

As në Komunën e Suharekës nuk janë hapur të hënën çerdhet. I kontaktuar nga SuharekaOnline drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Remzi Bajselmani, të hënën kishte thënë që në Suharekë çerdhja e qytetit pritet të hapet nesër ose pasnesër pasiqë edhe njoftimin nga qeveria e kishin pranuar me vonesë.

E sot bëhet e ditur se është hapur çerdhja e qytetit, ku fëmijëve ju urohet edukim të mbarë.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler