Aksion i gjerë i Njësisë Speciale në Suharekë, arrestohet një person

Një person është arrestuar para pak çastesh, në Suharekë. Forca të shumta të policisë civile, të mbështetura edhe nga njësitet e specializuara kanë kryer arrestimin e personit të dyshuar.

Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se sot 20.01.2021, Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante, është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Prizrenit.

Ky operacion policor ka të bëjë me luftën ndaj veprimtarive të ndryshme kriminale.

Si rezultat i operacionit policor, një person i dyshuar i cili ka qenë në kërkim me urdhër arrest nga Shqipëria.

I njëjti ishte në kërkim për vepra penale “rrëmbim dhe armëmbajte pa leje” është arrestuar, përderisa për informacione shtesë do të informoheni pas përfundimit të operacionit policor, ka thënë Kelani për SuharekaOnline.

RAPORTO