[EKSKLUZIVE] Ky është personi i arrestuar në Suharekë, i dyshuar për rrëmbimin e 21-vjeçares

20.01.2021

Një person është arrestuar para pak çastesh, në Suharekë. Forca të shumta të policisë civile, të mbështetura edhe nga njësitet e specializuara kanë kryer arrestimin e personit të dyshuar. Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se sot 20.01.2021, Policia e Kosovës me njësitet […]

[EKSKLUZIVE] Ky është personi i arrestuar në Suharekë, i dyshuar për rrëmbimin e 21-vjeçares Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar para pak çastesh, në Suharekë. Forca të shumta të policisë civile, të mbështetura edhe nga njësitet e specializuara kanë kryer arrestimin e personit të dyshuar.

Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se sot 20.01.2021, Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante, është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Prizrenit.

Si rezultat i operacionit policor, një person i dyshuar i cili ka qenë në kërkim me urdhër arrest nga Shqipëria. I njëjti ishte në kërkim për vepra penale “rrëmbim dhe armëmbajte pa leje” është arrestuar.

Ndërsa SuharekaOnline mëson se personi i arrestuar S.L (emër i njohur për redaksinë) në gusht të vitit 2019 një 21 vjeçare A.Gj. nga Burreli kishte humbur kontaktin me familjen e saj dhe për herë të fundit ishte parë me S.L.

Nga familja ishte bërë e ditur se vajza ishte larguar me S.L. me të cilin kishte nisur një lidhje dashurie 1 vit më parë.

Ajo i’u kishte shprehur dëshirën familjarëve se donte të udhëtonte drejt Sarandës me S.L., ku do të punonte në një lokal. Ishte një ditë e nxehtë gushti kur vajza u largua pa njoftuar asnjë. Babai i saj ka kërkuar informacion edhe nga familjarët e S.L., të cilët kanë pohuar se edhe ato nuk kanë asnjë informacion as për vendodhjen e djalit të tyre, S.L., prej gushtit të vitit të kaluar. Të merakosur familja e 21- vjeçares kanë bërë denoncim edhe në policinë e Klosit për shkak se ka kaluar afro 1 vit dhe ende nuk kanë patur asnjë kontakt me vajzën e tyre, shkruan SuharekaOnline.

Sipas së motrës së saj personi me të cilin A.Gj. u largua, S. L. është një person problematik dhe dyshimet e saj janë se të motrën e kanë mashtruar dhe se e kanë futur në ndonjë rrugë të keqe.