Ndërsa, sipas të dhënave të IKSHPK-së në Komunën e Suharekës numri total i rasteve aktive me COVID-19 është 35.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.973, prej tyre 3,765 në Suharekë.

Ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,124 persona, 107 prej tyre në Suharekë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 350 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.550 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.577 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.