2 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 166 në tërë Kosovën

30.06.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë konfirmuar 6 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Brenda 24 orëve nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Gjithashtu, […]

2 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 166 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë konfirmuar 6 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Brenda 24 orëve nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Gjithashtu, janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.325.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 166, prej tyre dy raste në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,749 raste dhe 2,258 raste të vdekjes.