Pasuria e asambleistit të LDK-së në Suharekë, Nexhat Ramadani – paluajtshmëri prej 91 mijë euro, veturë prej 4 mijë euro e kursime…

29.06.2021

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) nga dita e djeshme ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021. Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe asambleisti nga radhët e LDK-së në Komunën e Suharekës, Nexhat Ramadani. Sipas deklarimit, asambleisti thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap […]

Pasuria e asambleistit të LDK-së në Suharekë, Nexhat Ramadani – paluajtshmëri prej 91 mijë euro, veturë prej 4 mijë euro e kursime… Foto: Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) nga dita e djeshme ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe asambleisti nga radhët e LDK-së në Komunën e Suharekës, Nexhat Ramadani.

Sipas deklarimit, asambleisti thotë se ka pasuri të paluajtshme që kap shifrën prej 91 mijë euro.

Sipas deklarimit të pasurisë së paluajtshme, asambleisti Nexhat Ramadani thotë se ka shtëpi prej 90 metër katrorë, në vlerë prej 35 mijë euroce, e që është në emër të tij.

Poashtu në formularë të AKK-së, ai thotë se posedon truall me vlerë prej 33 mijë eurove dhe tokë në vlerë prej 23 mijë eurove, në emër të tij.

Poashtu Ramadani thotë se ka një veturë e tipit “Golf” në vlerë prej 4 mijë euro, në pronësi të tij.

Gjithashtu asambleisti nga radhët e LDK-së thotë se prindit e tyre kanë para të kursyera prej 5 mijë e 909 euro dhe 2 mijë e 902 euro para të kursyera në emër të tij.

Nexhat-Ramadani