Një rast aktiv me COVID-19 në Suharekë, 103 në tërë Kosovën

Një rast aktiv me COVID-19 në Suharekë, 103 në tërë Kosovën
Taulant Krasniqi

19.07.2021 / Suhareka

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë (5), Pejë (1) dhe Gjilan (1).

Po ashtu, janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.536 raste.

Kurse numri i rasteve aktive është 103, prej tyre një rast aktiv në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,903 raste nga 701,989 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,264 raste të vdekjes.

LEXO EDHE:  Mbi 460 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit