Rezultatet e 10 ndeshjeve të fundit të FC Ballkanit me Prishtinën, kush fiton sot?
Sot nis java e tetë e Superligës së Kosovës në futboll, në program për ditën e sotme janë dy super përballje.
Foto: Ilustrim
Prishtina e cila aktualisht është lidere e tabelës, do të jetë nikoqire e Ballkanit, e cila renditet e dyta.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet mes Malishevës dhe Llapit. Të dy këto takime nisin nga ora 15:00.
Edhe pse përballja me Prishtinën nuk do të jetë e lehtë për Ballkanin, Lojtari i FC Ballkanit, Bajram Jashanica është shprehur se klubi është përgatitur maksimalisht.
Tutje ai ka shtuar se me përqendrim dhe angazhim do të lehtesohet ndeshja për të marrë një rezultat pozitiv.
Faqja Fansat e Futbollit Kosovar ka publikuar listën e rezultateve në 10 ndeshjet e fundit mes FC Ballkanit dhe Prishtinës. Ku shihet se në secilën ndeshje skuadrat kishin pasur rezultate të ngushta.
