Bytyçi premton se objektin pranë tregut të fermerëve do ta shëndrroj në një Qendër të Biznesit dhe Inovacionit

30.09.2025

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Suharekës, Hamdi Bytyqi, ka vazhduar fushatën zgjedhore me fokus të veçantë në zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen për bizneset lokale.

Bytyçi premton se objektin pranë tregut të fermerëve do ta shëndrroj në një Qendër të Biznesit dhe Inovacionit Foto: Ilustrim

Gjatë një vizite në terren, i shoqëruar nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, Bytyçi prezantoi planin e tij për transformimin e infrastrukturës industriale dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për inovacion dhe ndërmarrësi.

“Në objektin e lënë në mëshirë të fatit pranë Tregut të Fermerëve, bashkë me ministren Hajdari, diskutuam për shndërrimin e tij në një Super Qendër të Biznesit dhe Inovacionit. Ky është vetëm një nga hapat konkretë drejt një Suhareke që punëson, inovon dhe zhvillohet,” deklaroi Bytyçi.

Ai vazhdoi vizitat në zonën industriale të Shirokës dhe takoi përfaqësues të disa prej bizneseve lokale, përfshirë fabrikën e këpucëve “Solid”, fabrikën e produkteve bujqësore “Agronomi”, si dhe kompaninë inovative “Eloni” në qytet. Sipas tij, këto ndërmarrje janë dëshmi e potencialit të pashfrytëzuar që Suhareka ka, por që është lënë pas dore nga pushteti aktual.

“Bashkë me Rozetën, bashkë me bizneset!

Sot, së bashku me znj. Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, vizituam objektin e lënë në mëshirë të fatit tek Tregu i Fermerëve. Me këtë ministri, do ta shndërrojmë atë në një Super Qendër të Biznesit dhe Inovacionit.

Më pas, vazhduam vizitat në zonën industriale të Shirokës, tek Fabrika e Këpucëve “Solid”, tek Fabrika e produkteve bujqësore Agronomi, si dhe tek kompania inovative Eloni, në zemër të qytetit.

Është e pabesueshme si ky pushtet në ikje ka mashtruar me vite bizneset, duke u premtuar një zonë të re industriale, ndërkohë që dy zonat ekzistuese nuk plotësojnë as kushtet më elementare, si uji dhe kanalizimi, e në rastin e Agrozonës në Samadraxhë therrat flasin vetë.” është shprehur Bytyçi.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More