Kosova U21 barazon me Gjilanin

Kosova U21 barazon me Gjilanin
Çlirim Gashi

03.06.2021 / Sport


Kombëtarja U21 e Kosovës ka barazuar me Gjilanin në një ndeshje miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ky takim i paraprinë ndeshjes zyrtare që Kosova U21 do ta zhvillojë kundër Andorës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.

Përzgjedhësi Michael Nees i angazhoi të gjithë futbollistët e grumbulluar në këtë takim, për ta parë formën e secilit në prag të ndeshjes kualifikuese, e cila zhvillohet më 8 qershor.

Takimi përfundoi me rezultat 2:2, ndërsa për Kosovën U21 shënuan Donart Vitija dhe Baton Zabërgja.

Për Gjilanin rezalizuan Muhamed Dubova dhe Edison Kqiku.

RAPORTO