E konfirmuar: Inter merr vendimin për Alexis Sanchez

31.03.2020

Verën e vitit të shkuar një nga afrimet më të bujshme të Interit ishte padyshim Alexis Sanchez, i cili erdhi nga Manchester United me formulën e huazimit më të drejtë blerjeje. Pavarësisht se e nisi mirë më një paraqitje fantastike ndaj Sampdorias, rendimenti i Sanchez në “San Siro” erdhi gjithnjë e më shumë në rënie, […]

E konfirmuar: Inter merr vendimin për Alexis Sanchez Foto: Ilustrim

Verën e vitit të shkuar një nga afrimet më të bujshme të Interit ishte padyshim Alexis Sanchez, i cili erdhi nga Manchester United me formulën e huazimit më të drejtë blerjeje.

Pavarësisht se e nisi mirë më një paraqitje fantastike ndaj Sampdorias, rendimenti i Sanchez në “San Siro” erdhi gjithnjë e më shumë në rënie, kjo edhe për shkak të një dëmtimi të pësuar.

Ecuria e kilenit nuk ishte ajo që pritej, ndaj Inter duket se e ka vendosur përfundimisht fatin e tij. Sanchez do të rikthehet te Manchester, pasi zikaltrit nuk do të shpenzojnë për ta mbajtur në Milano. Lajmi është konfirmuar së fundmi edhe nga “Telegraph”.