Ballkani – Drita, delegohen gjyqtarët për derbin e Superligës

05.11.2021

Derbi i kësaj jave, do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku Ballkani e pret Dritën. Po ashtu ndeshje tejet interesante vlerësohet të jetë edhe ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës. Në renditjen tabelare të Superligës, klubi gjilanas, Drita mban pozitën e parë me 22 pikë, duke lënë pas Ballkanin të dytën me 21 […]

Derbi i kësaj jave, do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku Ballkani e pret Dritën.

Po ashtu ndeshje tejet interesante vlerësohet të jetë edhe ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Në renditjen tabelare të Superligës, klubi gjilanas, Drita mban pozitën e parë me 22 pikë, duke lënë pas Ballkanin të dytën me 21 pikë.

Ndryshe, në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave lidere ishte mbylluar pa gola në stadiumin e Gjilanit, ndërkaq ndeshje e kësaj jave në Suharekë premton spektakël.

Për të gjitha përballjet e xhiros së 13-të në Superligë, tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë.

Në këtë xhiro do të zhvillohet ndeshja në mes të Ballkanit dhe Dritës, ku ky duel do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë, me fillim prej orës 13:00.

Derbi mes Ballkanit dhe Dritës i është besuar gjyqtarit Genc Nuza me ndihmësit, Fatlum Berisha, Granit Hyseni dhe Ilir Mehmeti, ndërsa në VAR do jetë Lirim Jashari.

Kurse, në AVAR do të jetë Lumturije Muhadri, operator do të jetë Albert Vokshi, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Bebi Brahimi dhe delegat është caktuar Bajram Krasniqi.

Më poshtë keni delegimin e të gjithë gjyqtarëve për ndeshjet e javës së 13-të në elitën e futbollit kosovar.