“Xhebrailat” të motivuar për derbin e madh ndaj Dritës, kërkojnë mobilizim total: Arsye për mungesë nuk ka!

05.11.2021

Kjo përballje njihet edhe si derbi pasi që dy skuadrat kryesojnë në tabelë pas 12 xhirove, ku Drita renditet e para me 22 pikë, ndërsa Ballkani në atë të dytë me 21 pikë. Tifozët e zjarrtë të Ballkanit, “Xhebrailat” kërkojnë mobilizim total për këtë derbi, duke i ftuar të bashkohen të gjitha lagjet e qytetit. […]

“Xhebrailat” të motivuar për derbin e madh ndaj Dritës, kërkojnë mobilizim total: Arsye për mungesë nuk ka! Foto: Ilustrim

Kjo përballje njihet edhe si derbi pasi që dy skuadrat kryesojnë në tabelë pas 12 xhirove, ku Drita renditet e para me 22 pikë, ndërsa Ballkani në atë të dytë me 21 pikë.

Tifozët e zjarrtë të Ballkanit, “Xhebrailat” kërkojnë mobilizim total për këtë derbi, duke i ftuar të bashkohen të gjitha lagjet e qytetit.

Postimi i plotë i “Xhebrailave”:

Mobilizim Total
Ftojmë të gjitha lagjet e të gjitha mahallat.
Të Shtunën na vjen FC Drita në Suharekë, ndeshje mjaftë e rëndësishme, andaj arsye për mungesë nuk ka.
Xhebrailat prej orës 12:00 mblidhem tek fan clubi, ku dhe do shpërndahen biletat.
Merre Shokun e hajde ntribin.
E Shtune : 06 Nëntor
FC BALLKANI vs FC Drita
Ora 12:00 – Fan Clubi i Xhebsave
#hajdeBALLKAN