Ballkani dhe Prishtina do të përballen në Kupën e Kosovës, Nexhipi: Do të bëjmë më të mirën të kalojmë tutje

12.02.2022

Ballkani dhe Prishtina do të përballen në çerekfinalen e Kupës së Kosovës. Skuadra nga Suhareka dhe ajo nga kryeqyteti do të tentojnë të sigurojnë një vend në gjysmëfinale. Drejtori sportiv tek Ballkani, Nderim Nexhipi tha për ‘GazetaBlic Sport’ se pret një ndeshje të vështirë, por se do të bëjnë më të mirën për të kaluar […]

Ballkani dhe Prishtina do të përballen në Kupën e Kosovës, Nexhipi: Do të bëjmë më të mirën të kalojmë tutje Foto: Ilustrim

Ballkani dhe Prishtina do të përballen në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Skuadra nga Suhareka dhe ajo nga kryeqyteti do të tentojnë të sigurojnë një vend në gjysmëfinale.

Drejtori sportiv tek Ballkani, Nderim Nexhipi tha për ‘GazetaBlic Sport’ se pret një ndeshje të vështirë, por se do të bëjnë më të mirën për të kaluar tutje.

“Ballafaqimi me Prishtinën duket short interesant, mirë që luajmë në Suharekë. Do të jetë përballje e veshtirë patjetër, jemi ekip që synojmë edhe titullin edhe Kupën. Do të bëjmë më të mirën të kalojmë tutje“, tha Nexhipi.

Ndeshja Ballkani – Prishtina do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë më 16 mars.

Kujtojmë që përballjet mes këtyre dy skaudrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit.