09.07.2019, 17:37

Bale te Bayern Munchen, klubi gjerman me plan interesant

Skuadra e Bayern Munich duket se do të jetë shpëtimi për karrierën e Gareth Bale.

Ylli uellsian po kalon tmerrin në ‘Santiago Bernabeu’ me Real Madrid, por së fundmi po i ofrohet një mundësi për largim, edhe pse ai ka thënë se nuk dëshiron të largohet.

Është gjiganti nga Bundesliga, Bayern Munich, që po interesohet për të siguruar shërbimet e anësorit, transmeton lajmi.net.

Bayern Munich po konsiderojnë që t’i ofrojnë Bale një marrëveshje huazimi, kështu që ai mund të largohet nga Madridi, ku nuk pritet të jetë pjesë e planeve të Zinedine Zidane.

Trajneri Niko Kovac po synon që të mbush hapësirat e lëna nga Franck Ribery e Arjen Robben, dhe ka kthyer vëmendjen kah reprezentuesi i Uellsit, raporton ‘The Sun’.

LEXO EDHE:  Messi i përgjigjet Ronaldos: S’kam pasur nevojë të gjej klub të ri

Bayern janë gati të paguajnë pagën e tij prej 350 mijë funteve në javë, në një periudhë të përkohshme.

Mbetet të shihet nëse kampionët e Bundesligës do ta bindin Bale që të largohet nga Madridi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.