Zbulim i jashtëzakonshëm në fshatin Peqan

09.07.2019

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se në fshatin Peqan është gjetur një stellë, që ka vlerë të jashtëzakonshme. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, kjo stellë mund t’i takojë shekullit I apo II dhe bazuar në tekstin në gjuhën latine, duket se i është dedikuar një vajze 15 vjeçare. “Në afërsi […]

Zbulim i jashtëzakonshëm në fshatin Peqan Foto: Ilustrim

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se në fshatin Peqan është gjetur një stellë, që ka vlerë të jashtëzakonshme.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, kjo stellë mund t’i takojë shekullit I apo II dhe bazuar në tekstin në gjuhën latine, duket se i është dedikuar një vajze 15 vjeçare.

“Në afërsi të Therandës (Peqan) si gjetje rasti është zbuluar një stellë, e cila ka një vlerë të jashtëzakonshme për faktin se pasqyron një civilizim të lartë të periudhës Romake në rajonin tonë. Ky artefakt me vlera të jashtzakonshme tani u vendos në Muzeun e Therandës”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

I pari i Suharekës njoftoi se ky artefakt me vlera të jashtëzakonshme tani u vendos në Muzeun e qytetit.

“Ne do të vazhdojmë që të kemi përkujdesje instituticionale”, përfundoi Muharremaj.