Tensioni i lartë i gjakut, ja cilat ushqime dhe pije duhet ti mënjanoni

Tensioni i lartë i gjakut, ja cilat ushqime dhe pije duhet ti mënjanoni
F K

11.05.2021 / Shëndeti


Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat dhe shkakton komplikacione tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve.

Tensioni i lartë trajtohet me medikamente, por së pari duhet të mësoni për ushqimet që e rrisin tensionin.

Nëse dëshironi të shmangni rritjen e tensionit të gjakut, atëherë duhet të jeni dorështrënguar me kripën, të kryeni më shumë aktivitet fizik dhe të ruani një formë të mirë trupore.

Ushqimet që rrisin tensionin

Mishi i kuq

Mishi i kuq është i shijshëm por përmban shumë kolesterol dhe dëmton zemrën dhe enët e gjakut.

Një sasi prej 400 gramësh mish i gatuar përmban 254 miligramë kripë dhe 308 miligramë kolesterol.

E njëjta gjë vlen për pançetën, sallamin apo proshutat.

Picat e ngrira

Këto ushqime mund të tingëllojnë ideale për një darkë të shpejtë, por një racion i kësaj pice përmban 1,000 miligramë sodium.

Prodhuesit e saj shtojnë kripë dhe substanca shtesë për ruajtjen e picës duke rritur rreziqet për tension të lartë.

Salcat e paketuara të domates

Salcat e domateve me paketime qelqi ose metalike rrisin tensionin e gjakut.

Një paketim me salcë domate përmban 654 miligramë kripë.

Një racion me makarona me salcë domate dhe mish përmban 1,300 miligramë kripë.

Turshitë e gatshme

Turshitë e tjera përveç lakrës, si domatet apo kastravecat janë të zhytura në lëng me kripë.

Një filxhan me kastraveca turshi përmban 1,251 miligramë sodium.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë nuk duhet të hanë turshi të tilla. Maksimumi duhet të konsumojnë turshi të bëra vetë.

Alkoli

Një sasi e vogël alkoli nuk shkakton dëme, por nëse e teproni me pirjen e alkolit atëherë ju do të rrisni tensionin e gjakut.

Alkoli mundet të ndërhyjë kundër medikamenteve të tensionit të gjakut dhe të ulë efikasitetin e tyre.

Ëmbëlsirat e paketuara

Ëmbëlsirat, biskotat me mbushje shumëngjyrëshe që shiten në paketime të bukura janë të mbushura me sheqerna, yndyrna të ngopura dhe kripëra.

Ushqime të tilla rrisin tensionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe gjasat e mbipeshës.

Pijet energjike

Konsumi i pijeve energjike e rrit tensionin sistolik me 6.2 përqind dhe atë diastolik me 6.8 përqind.

Tensioni mesatar i gjakut rritet me 6.4 përqind pas pirjes së një pije energjike.

RAPORTO