Stresi nxit nepsin – Mënyrat për ta minimizuar atë

15.07.2023

Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim. Në shumë raste, ushqimi mund të ketë ndikim qetësues ose ngushëllues, por në raste të tjera ai përkeqëson situatën dhe ju bën të shtoni në peshë. Nëse ushqimi përbën mënyrën tuaj të preferuar për t’u përballur me ankthin ose një situatë stresuese, atëherë duhet […]

Stresi nxit nepsin – Mënyrat për ta minimizuar atë Foto: Ilustrim

Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim.

Në shumë raste, ushqimi mund të ketë ndikim qetësues ose ngushëllues, por në raste të tjera ai përkeqëson situatën dhe ju bën të shtoni në peshë.

Nëse ushqimi përbën mënyrën tuaj të preferuar për t’u përballur me ankthin ose një situatë stresuese, atëherë duhet të merrni në konsideratë shtatë këshillat e listuara.

Mos pini kafeinë ose alkool

Kur jeni të stresuar nuk duhet të pini kafeinë ose alkool sepse të dyja këto substanca e përkeqësojnë situatën dhe kanë efekte anësore.

Për më tepër, si alkooli edhe kafeina ju ofrojnë kalori të padëshiruara.

Kujdes ne nivelet e sheqerit në gjak

Gjatë situatave stresuese por jo vetëm, njeriu duhet të tregojë kujdes ndaj nivelit të sheqerit në gjak

Përpiquni të konsumoni disa vakte ushqimore të vogla në vend të tre vakteve të mëdha.

Acidet yndyrore Omega-3

Sigurohuni që të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3.

Salmoni, farat e linit dhe arrat janë ushqime ideale të pasura me këto acide yndyrore.

Këto të fundit përmirësojnë humorin dhe luftojnë inflamacionin në organizëm.