Bizneset Vende Pune Ofertat

Si të largoni sheqerin e tepërt nga trupi – ushqimet e duhura

Si të largoni sheqerin e tepërt nga trupi – ushqimet e duhura

04.08.2022 Shëndeti

Sheqeri njihet si një nga armiqtë kryesorë të sëmundjes së diabetit dhe shumë problemeve të tjera shëndetësore.

Ndaj edhe evitimi sa më i shumtë i tij do të sillte vlera shumë të mira për trupin.

Ekspertët shëndetësorë kanë treguar disa nga mënyrat më efikase dhe më të mira se si mund të largoni sheqerin e tepërt nga trupi juaj.

Më poshtë gjeni të shpjeguara hap pas hapi metodat më natyrale se si t’a kryeni këtë proçes.

Hidratohuni

Mundohuni t’a mbani trupin të hidratuar në  mënyrë që të arrini të nxirrni të gjithë toksinat.

Sa më shumë ujë aq më shumë shëndet për trupin, kështu që sigurohuni në konsumoni 6-8 gota ujë në ditë.

Proteinat

Proteinat dhe yndyrnat e mira janë miqtë tuaj më të mirë.

Kjo pasi ngrënia e sasive shumë të mëdha  të sheqerit mund të shtojë edhe ndjesinë e të urisë së tepërt.

Për të shpëtuar nga ky cikël përveç eleminimit të sheqerit mundohuni të konsumoni shumë ushqime me proteina.

Ushqime si arrat, farat, mishi apo vezët do t’ju ndihmojnë të tresni më mirë dhe të largoni sheqerin nga gjaku.

Fruta

Kujdesuni të konsumoni shumë fruta dhe perime.

Në këtë mënyrë antioksidantët dhe nutrientët e tyre do t’ju ndihmojnë të mbani trupin të shëndetëshëm.

Fibrat

Konsumimi i ushqimeve të pasura me fibër ju ndihmon të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak.

Gjithashtu është një mënyrë e mirë për t’a parandaluar konsumimin e tepërt të sheqerit.

Mundohuni të pini ujë që herët në mëngjes dhe të konsumoni shumë ushqime jeshile apo fruta shumëngjyrëshe.

Kjo mënyrë jo vetëm që do t’ju shpëtoja nga toksinat e sheqerit, por do të mbajë trupin tuaj në formë.

Hiqni dorë nga karbohidratet e këqija siç janë brumrat apo ushqimet e konservuara dhe konsumoni shumë mish pule.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Doza ditore e fibrës që ju duhet kundër sëmundjeve të zemrës

Doza ditore e fibrës që ju duhet kundër sëmundjeve të zemrës

Fibra është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin.

Ushqimet e pasura me fibër ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru, problemeve me tretjen e të tjerë.

Fibra mundet të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit dy dhe ndihmon në mbajtjen nën kontroll të peshës.

Fibrën e gjejmë në dy lloje: të tretshme dhe të patretshme. E para ndihmon në uljen e kolesterolit dhe sheqerit në gjak. E dyta përmirëson tretjen dhe parandalon konstipacionin.

Të dhënat ku AgroWeb.org bazohet këshillojnë konsumimin e 25 deri ne 30 gramë fibër në ditë, të përfituar nga ushqimet dhe jo nga suplemente.

Për sa i përket frutave dhe perimeve, sugjerohet që të konsumohet deri në 4-5 lloje të ndryshme në ditë pasi kanë nivele të larta fibre.

Ndërkohë mjekët këshillojnë që të konsumoni të paktën një lloj drithi të plotë, siç janë orizi kaf, tërshëra apo buka integrale, në ditë.

Ushqimet e pasura me fibër

Bizelet

Bizelet janë shumë të mira për shëndetin falë përmbajtjes së madhe të fibrës. Gjysmë gote me bizele përmbajnë 3-4 gramë fibër.

Përveç saj, bizelet përmbajnë proteinë dhe shumë vitamina dhe minerale si fosfori, kalciumi, apo mangani. Për më tepër, bizelet përmbajnë pak yndyrna.

Thjerrëzat

Thjerrëzat janë të pasura me fibër, të tretshme dhe të patretshme.

Ato përmbajnë një sasi domethënëse proteinash dhe përbëjnë një burim të shëndetshëm bimor të saj.

Thjerrëzat përmbajnë folat, magnez, hekur dhe zink. Për më tepër, ato ofrojnë antioksidantë siç janë vitaminat A dhe C.

Fasulet

Fasulet janë të pasura me  fibër të tretshme dhe të patretshme. Gjysmë gote me fasule përmban deri në 7 deri në 8 gramë fibër.

Ato janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh, vitaminë B6, thiaminë, acid pantotenik dhe niacin.

Këto bishtajorë ofrojnë disa minerale si mangani, hekuri, folati, magnezi, kaliumi dhe fosfori.

Angjinarja

Angjinarja është e pasur me fibër por jo vetëm kaq.

Angjinarja është një nga burimet më kryesore të fibrës, inulina që shërben si probiotik.

Ajo ofron edhe vitaminat A, C, E, B dhe K, kalium, kalcium, magnez, hekur, bakër, dhe fosfor. Për më tepër, angjinarja përmban pak kalori.

Avokado

Avokado është një ushqim kremoz dhe i pasur me fibër që duhet ta konsumoni patjetër.

Avokado përmban yndyrna të shëndetshme, vitaminat B C, E dhe K, por edhe bakër, hekur, fosfor, proteinë dhe folat.

Mjedra

Mjedra është tejet e pasur me fibër, një pjesë e tretshme në formën e pektinës që ul kolesterolin. Një gotë me mjedra ka rreth 8 gramë fibër.

Këto fruta të vogla pylli janë të pasura me vitaminën C, kompleksin e vitaminave B, mangan, bakër, magnez dhe hekur. Ato përmbajnë pak kalori.

Tërshëra

Tërshëra është një burim i shkëlqyer i fibrës, sidomos asaj të tretshme e njohur si beta-glukan që ka një ndikim të jashtëzakonshëm në sheqernat në gjak dhe kolesterol.

Tërshëra është një nga drithërat më të shëndetshme në planet.

Ajo është plot e për plot me proteina dhe ushqyes si hekuri, magnezi, seleniumi, folati dhe acidet yndyrore Omega-3. Tërshëra përmban edhe fitoushqyes dhe antioksidantë.

Bajamet

Bajamet janë një ndër arrorët më të shëndetshëm, të pasur me fibër të tretshme dhe të patretshme.

Ato kanë një profil të pasur ushqyesish. Ato përmbajnë proteinë, vitaminë E, mangan, magnez, bakër, vitaminë B2 dhe fosfor./AgroWeb.org

Si të hidratohesh shpejt e në mënyrën e duhur

Si të hidratohesh shpejt e në mënyrën e duhur

Ekspertët thonë se është shumë e rëndësishme që njeriu të mos harrojë të pijë ujë pas çdo aktiviteti që e bën atë djersijë.

Në këto raste, nevoja për hidratim është urgjente.

Në AgroWeb.org do të mësoni për mënyrat e shëndetshme dhe të duhura për tu hidratuar shpejt atëherë kur ju nevojitet.

Por, përpara se të flasim për këto mënyra, ju këshillojmë që të njiheni me shenjat paralajmëruese dhe simptomat e dehidratimit.

Të miturit, të moshuarit dhe njerëzit e prekur nga disa sëmundje, si diabeti dhe veshkat, janë më të prirur të vuajnë nga dehidratimi.

Shenjat paralajmëruese të tij janë:

  • Etje e tepruar,
  • Tharje e gojës,
  • Urinim i rralluar,
  • Tharje e lëkurës,
  • Plogështi,
  • Marramendje
  • Dhimbje koke,
  • Urinë në ngjyrë të errët

Si të hidratohesh shpejt e në mënyrën e duhur

Mënyra e parë dhe më funksionale e hidratimit të shpejtë është padyshim pirja e ujit.

Por përveç tij, njeriu mund të hidratohet shpejt edhe falë këtyre ushqimeve dhe pijeve.

Kafeja dhe çaji

Kafeja dhe çaji përmbajnë kafeinën, një stimulues i cili nëse merret në sasi të mëdha mund të shkaktojë dehidratim.

Ama, kur kafeina merret në sasi të kujdesshme, mund të ketë të njëjtat veti hidratuese si uji.

Kafeina është hidratuese vetëm kur merret në sasinë 250-300 mg ose tre filxhanë kafe apo 5-8 filxhanë çaj.

Qumështi i skremuar dhe pa yndyrë

Qumështi ka aftësi të shkëlqyera hidratimi.

Ndikimi që ka në trupin tuaj mosmarrja e sasisë së nevojshme të pemëve dhe perimeve

Ndikimi që ka në trupin tuaj mosmarrja e sasisë së nevojshme të pemëve dhe perimeve

Rregulli artë i ushqyerjes së shëndetshme është që vaktet tona duhet të jenë të ylberta, në sensin e ngjyrave dhe larmishmërisë së ushqyesve që ofrojnë perimet dhe frutat.

Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të hanë çdo ditë pesë racione frutash dhe perimesh, transmeton AgroWeb.org.

Nëse organizmi nuk merr sasinë e nevojshme të ushqyesve që ofrohen nga frutat dhe perimet, atëherë ai përballet me disa probleme.

Vështirësi në tretje

Mungesa e vitaminave dhe mineraleve shkakton problem me tretjen.

Frutat dhe perimet përmbajnë fibër dhe celulozë e cila lehtëson nxjerrjen e mbetjeve ushqimore nga trupi.

Në mungesë të tyre do të ndiheni më të fryrë dhe do të keni një tretje problematike.

Tipi 2 i diabetit

Mbipesha është e lidhur fort me diabetin.

Nëse ju hani vetëm ushqime të shpejta e të përpunuara në vend të frutave dhe perime, atëherë jeni fort të rrezikuar nga shfaqja e diabetit të tipit 2.

Barishtet, frutat e pyllit, brokoli, domatet, patëllxhanët e lulelakra janë ideale për tu mbrojtur nga sëmundja.

Ushqimet si buka, orizi, makaronat rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Situata depresive

Frutat dhe perimet luajnë një rol mbrojtës ndaj trurit.

Mungesa e tyre e bën njeriun më të prekshëm ndaj sëmundjeve dhe çrregullimeve si depresioni.

Për pasojë, ju duhet të konsumoni çdo ditë fruta dhe perime për një shëndet të mirë.

Tumoret

Ekspertët paralajmërojnë se nuk ka ushqim në botë që e mbron njeriun nga kanceri.

Megjithatë, frutat dhe perimet kanë tendencën ta ulin këtë rrezik duke mbrojtur qelizat e shëndetshme nga radikalet e lira.

Ushqimet më të mira për këtë mision janë: barishtet, agrumet, patatet e ëmbla, kungulli dhe karotat.

Hipertension

Ushqimet me përmbajtje të lartë kripe rrisin tensionin e gjakut.

Frutat dhe perimet janë të pasura me kalium, kalcium dhe magnez të cilat e ulin tensionin.

Për më tepër, konsumi i frutave dhe perimeve ul rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare, ku përfshihet edhe hipertensioni, me katër për qind.

Shtimi potencial në peshë

Nëse nuk hani mjaftueshëm fruta dhe perime atëherë me siguri ushqeheni me ushqime të shpejta, kalorike dhe plot yndyrë.

Gjasat që të shtoni peshë janë shumë të mëdha dhe po aq vështirësia për humbjen e kilogramëve të tepërt.

Mungesa e vitaminave dhe mineraleve

Frutat dhe perimet ofrojnë një thesar ushqyesish të dobishëm për shëndetin.

Këtu përfshihen vitaminat, mineralet dhe antioksidantët të cilët na mbrojnë nga radikalet e lira.

Mungesa e tyre shkakton një sërë problemesh me imunitetin dhe i hap rrugën sëmundjeve, sidomos atyre kronike.

Reklama R-Sharm Reklama/Shtyp Rr. Brigada 123, Shirokë - Suharekë,
Kosovë
Laboratori RIOLAB Mjekësi Rr.Luigj Gurakuqi, 23000 Suharekë,
Kosovë
“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
M-L Solution Call Center Brigada123,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende31 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë