Si ndikon pozicioni i trupit gjatë gjumit në shëndetin tonë

Disa nga problemet më të rënda kronike si urthi dhe dhimbja e shpinës mund të shkaktohen nga mënyra e gabuar se si flini. Edhe pse të gjithë e dimë sesa e rëndësishme është të shijosh një gjumë të mirë gjatë natës, kujdes se si flini, pasi mënyra që keni zgjedhur dhe që mund t’ju duket e rehatshme, mund t’ju ndikojë për keq në shëndet.

Bright Side na tregon pse duhet shmangur e fjetura në anën e djathtë dhe në stomak.

1.Mund të shkaktojë probleme kronike në qafë

Është e pamundur të merrni frymë siç duhet kur flini në stomak nëse nuk e ktheni qafën në njërën anë. Ky pozicion i gjumit mund të çojë në zhvillimin e problemeve kronike të qafës.:

Gjumi në shpinë është pozicioni më natyral për të gjithë trupin tuaj. Mjekët sugjerojnë këtë pozicion tek njerëzit që kalojnë dhimbje kurrizore nga artriti.

2.Mund të shtojë presion shtesë tek fëmijët

Nëse do të bëheni nënë, duhet të tregoheni më të kujdesshme me zakonet tuaja të gjumit, jo vetëm për fëmijën tuaj, por edhe për shëndetin dhe komoditetin. Gjumi në bark është pozicioni numër një që duhet të shmangur, sepse pesha shtesë në mes të trupit ju bën shumë presion në shpinë. Më shumë se kaq, kjo gjendje nuk i jep foshnjës tuaj hapësirën e nevojshme për të lëvizur lirshëm.

Mjekët këshillojnë të gjitha gratë shtatzëna të provojnë të flenë në anën e tyre të majtë, pasi kjo pozitë rrit rrjedhjen e gjakut dhe siguron nivelin maksimal të oksigjenit si për nënën ashtu edhe për fëmijën.

3.Urthi

Fjetja në anën e majtë parandalon urthin sepse stomaku është shumë pranë ezofagut dhe përmbajtja e tij apo acidet nuk ngjitet lart.

4.Sistemi limfatik

Ky sistem luan një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ai është i ngjashëm me sistemin e qarkullimit të gjakut dhe eliminon papastërtitë dhe toksinat nga trupi. Fjetja në anën e majtë ndihmon në pastrimin e këtij sistemi dhe përshpejton gjithë punën e tij duke rikthyer proteinat e humbura nëpër qeliza.

5.Zemra

Kur njeriu fle në të majtë, zemra pompon gjak shumë më lehtë. Për më tepër, graviteti ndihmon për një funksion më të mirë të sistemit qarkullues.

6.Mëlçia

Shpesh ndodh që mëlçia të përballet me një barrë shumë të rëndë pune. Fjetja në anën e majtë i vjen asaj në ndihmë sepse neutralizon toksinat përpara se të akumulohen në mëlçi.

7.Stomaku

Ky pozicion ndihmon dhe përshpejton procesin e transferimit të mbetjeve ushqimore. Për më tepër, graviteti përmirëson lëvizjet e zorrëve.

8.Shpretka

Fjetja në anën e majtë përmirëson funksionin e shpretkës e cila ndodhet gjithashtu në anën e majtë. Kjo ndodh sepse gravitet stimulon qarkullimin e gjakut drejt saj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.