Shtatë ushqimet që largojnë stresin

17.08.2020

Gjendja e stresit është një situatë e pashmagshme kohëve të fundit. Shumë herë përpiqemi me metoda të ndryshme për ta larguar, por kemi harruar që dhe ushqimet ndikojnë vërtëtë shumë. Për t’u qetësuar nga kjo gjendje, ju vijnë në ndihmë këto ushqime. Ja disa prej tyre. Frutat e pyllit Manaferrat, boronicat, luleshtrydhet dhe të gjitha frutat […]

Shtatë ushqimet që largojnë stresin Foto: Ilustrim

Gjendja e stresit është një situatë e pashmagshme kohëve të fundit. Shumë herë përpiqemi me metoda të ndryshme për ta larguar, por kemi harruar që dhe ushqimet ndikojnë vërtëtë shumë. Për t’u qetësuar nga kjo gjendje, ju vijnë në ndihmë këto ushqime. Ja disa prej tyre.

Frutat e pyllit

Manaferrat, boronicat, luleshtrydhet dhe të gjitha frutat e tjera të pyllit, ju mbrojnë nga mosplakja por në të njëjtën kohë ulin edhe nivelin e stresit në trupin tuaj. Ato ngrenë sasinë e sheqerit në trupin tuaj dhe për këtë fakt duhet ti konsumoni sa më shumë, sepse do të ndiheni të lumtur.

Kamomili

Një çaj kamomili ju qetëson dhe ju bën të ndiheni shumë të relaksuar. Një çaj kamomili qetëson sistemin tuaj nervor, ndaj mos harroni ta konsumoni veçanërisht në mbrëmje.

Çokollata e zezë

Nëse ndiheni fajtor që keni konsumuar një çokollatë, mos u ndjeni i tillë. 40 gram çokollatë në ditë është e këshillueshme, sepse lufton stresin.

Bajamet

Janë të pasura me magnez, që është posaçërisht i rëndësishëm për të mbështetur funksionin adrenal, si dhe metabolizmin e acideve yndyrore esenciale. Nivelet e ulëta të magnezit ndërlidhen me gjendje nervoziteti, ankthi, acarimi dhe pagjumësie.

Farat e susamit

Nevoja për zink rritet gjatë periudhave të stresuara dhe ai është i rëndësishëm për metabolizmin e acideve yndyrore esenciale dhe për prodhimin e serotoninës. Farat e susamit janë një burim i mirë i zinkut.

Lakra

Është burim i mirë i vitaminave që largojnë stresin, si A, C, E, beta karotine dhe mineralin selenium. Antioksiduesit e luftojnë efektin dëmtues të radikaleve të lira që trupi juaj i çliron si reagim ndaj stresit dhe ato ndihmojnë gjithashtu për të shndërruar triptofanin në serotoninë, pra luajnë rolin e tyre në përmirësimin e humorit.

Orizi kaf

Është një karbohidrat që përthithet ngadalë dhe ngacmon trupin që të çlirojë kimikate, të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë, serotoninën dhe norepinefrinën. Ai ju ndihmon të përballoni stresin më mirë duke ju përmirësuar gjendjen e humorit dhe duke ju dhënë shpërthime të qëndrueshme të energjisë.