Pse dhe si mund të rrezikojnë shëndetin temperaturat e larta?

29.08.2020

Efektet anësore të të nxehtit mbi shëndetin shfaqen atëherë kur sistemi i brendshëm i rregullimit të temperaturës nuk arrin të eliminojë sasinë e tepërt të nxehtësisë me qëllim ruajtjen e vlerave normale të temperaturës trupore. Deficitet e kompensimit fillimisht manifestohen me shenja dhe simptoma lehtësisht të korrigjueshme me ndërprerjen e ekspozimit ndaj nxehtësisë Por, nëse […]

Pse dhe si mund të rrezikojnë shëndetin temperaturat e larta? Foto: Ilustrim

Efektet anësore të të nxehtit mbi shëndetin shfaqen atëherë kur sistemi i brendshëm i rregullimit të temperaturës nuk arrin të eliminojë sasinë e tepërt të nxehtësisë me qëllim ruajtjen e vlerave normale të temperaturës trupore.

Deficitet e kompensimit fillimisht manifestohen me shenja dhe simptoma lehtësisht të korrigjueshme me ndërprerjen e ekspozimit ndaj nxehtësisë

Por, nëse ekspozimi vazhdon, shenjat dhe simptomat e dekompensimit bëhen më serioze dhe njihen si stresi nga nxehti dhe goditja nga i nxehti. Rritjet ekstreme të temperaturave mund të rëndojnë gjendjen e personave me patologji kronike. Rruga kryesore e eliminimit të nxehtësisë është nëpërmjet djersitjes, por në situatë fizike dhe ambientale ekstreme, ky mekanizëm është i pamjaftueshëm. Nëse dhe shkalla e lagështisë së ambientit është e lartë, djersa avullon ngadalë dhe temperatura trupore mund të arrijë vlera mbi 40°C, duke dëmtuar organet vitale të organizmit.

Cilët janë faktorët që përkeqësojnë gjendjen shëndetësore dhe kush janë më të rrezikuarit?

Faktorët janë të shumtë, duke nisur që nga mosha, te fëmijët e vegjël dhe te të moshuarit është i reduktuar; sëmundjet pre–ekzistuese; përdorimi i disa medikamenteve; konsumimi i drogës dhe alkoolit. Më të rrezikuar nga valët e të nxehtit janë: të moshuarit, në veçanti ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, hipertensioni, sëmundjet kronike respiratore, sëmundjet e veshkave dhe sëmundjet neurologjike, personat me aftësi të kufizuar, sepse janë të varur nga dikush tjetër për rregullimin e temperaturës dhe ambientit ku jetojnë, fëmijët nga mosha 0-4 vjet dhe gratë shtatzëna, personat që punojnë në ambiente të hapura.