Ky perim i zakonshëm ka më shumë vlera seç mendoni

20.02.2024

Ekziston një perim shumë i zakonshëm që përmban 2 herë më shumë vitaminë C sesa protokalli dhe po aq më shumë kalcium sesa qumështi. Ne e njohim si rukola dhe e përdorim në sallata, ndaj sot do të listojmë disa arsye pse duhet ta hash më shumë (pa e tepruar).

Ky perim i zakonshëm ka më shumë vlera seç mendoni Foto: Ilustrim

E konsideruar si super sallatë dhe e përfshirë në listën e ushqimeve që kanë ndikim direkt te shëndeti, për rukolan ka prova se ndihmon në parandalimin e plakjes dhe ka veti anti-inflamatore.

Shija e saj vjen pak e hidhur dhe prodhohet përgjithësisht në Azinë Perëndimore dhe në Mesdhe. Ka shumë pak kalori, është e pasur në fibra, minerale, kalcium, hekur, potasium, zink dhe vitamina C e B. Njihet gjithashtu për veti terapeutike.

Rukola do të të ndihmojë me tretjen, me shëndetin e lëkurës, mbrojtjen nga rrezet UV, kujdeset për zemrën, si dhe ndihmon ata që vuajnë me diabet dhe hipertension.