Kafe apo çaj? Cila është më mirë për në mëngjes

20.11.2020

Një filxhan kafe në mëngjes është zgjidhja që kërkojnë shumë njerëz për tu ndjerë sa më të kthjellët dhe larg problemeve. Pija e mëngjesit akoma ngelet për tu diskutuar do të jetë kafe apo çaj. Më poshtë do të shikoni efektet e këtyre dy pijeve që duket se janë të dyja të shëndetshme dhe me […]

Kafe apo çaj? Cila është më mirë për në mëngjes

Një filxhan kafe në mëngjes është zgjidhja që kërkojnë shumë njerëz për tu ndjerë sa më të kthjellët dhe larg problemeve.

Pija e mëngjesit akoma ngelet për tu diskutuar do të jetë kafe apo çaj.

Më poshtë do të shikoni efektet e këtyre dy pijeve që duket se janë të dyja të shëndetshme dhe me të njëjtin funksion në organizëm.

Kafeja

Disa studime shkencore kanë zbuluar se kafeja ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit 2, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të cermës në meshkuj më të vjetër se 40 vjet. Përveç kësaj, njerëzit që pinë shumë kafe përballen me një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjes Alzheimer. Në qoftë se pini kafe për një periudhë më të gjatë kohore, mund të zvogëloni rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kurse shumë shkencëtarë besojnë se disa kemikale të përfshira në kafe mund të përdoren për të krijuar ilaçe të reja në trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe pagjumësisë. Kafeja mbron mëlçinë, sidomos nga kanceri, si dhe përmirëson kujtesën afatshkurtër dhe shpejtësinë e reagimit. Megjithatë, kafeja ka edhe anët negative të saj. Disa studime kanë treguar se disa komponentë të kafesë mund të rrisin nivelet e kolesterolit, kurse në më shumë se 1.000 kimikate që janë gjetur në kafe të pjekur, 19 sosh janë kancerogjene. Kafeja ngjyros dhëmbët tuaj por edhe redukton rrjedhjen e gjakut në zemër.

Çaji

Studimet kanë treguar se çaji e zvogëlon rrezikun e kancerit të vezorëve te gratë me 60 për qind. Përveç kësaj, çaji mund të parandalojë zhvillimin e diabetit tip 1, parandalon ftohjet dhe gripet si dhe ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve. Por, si me kafe ashtu edhe me çaj nuk duhet ta teproni pasi që kjo e dëmton shëndetin.

Etiketat