Frutat fantastike për zemër plot shëndet

28.03.2022

Pjepri Vitamina C dhe beta karoteni, dy antioksidantë të fuqishëm, në bashkëpunim me kaliumin, të cilin e përmban dyfish më shumë se bananet, ofrojnë përbërës të shkëlqyer në mbrojtjen e përditshme kundër tensionit të lartë që ndikon fort në aktivitetin e zemrës. Gjysma e një pjepri ka 97 kalori, 1 gram yndyrë dhe 2 gram […]

Frutat fantastike për zemër plot shëndet

Pjepri

Vitamina C dhe beta karoteni, dy antioksidantë të fuqishëm, në bashkëpunim me kaliumin, të cilin e përmban dyfish më shumë se bananet, ofrojnë përbërës të shkëlqyer në mbrojtjen e përditshme kundër tensionit të lartë që ndikon fort në aktivitetin e zemrës. Gjysma e një pjepri ka 97 kalori, 1 gram yndyrë dhe 2 gram fibra.

Këshilla për përdorim: Priteni në kuba të vegjël dhe vendoseni në frigorifer, pastaj e grini në blender dhe do të përfitoni një pije të mrekullueshme të ftohtë.

Lëngu i Boronicës së kuqe

Ky lëng pastron gjakun nga infeksionet e fshikëzës dhe kështu ofrn mbrojtje nga zhvillimi dhe akumulimi i bakterieve të dëmshme. Një filxhan i këtij lëngu ka 144 kalori, 0 gram yndyra dhe 0 fibra. Nëse blini lëng boronice 100 për qind të pastër dhe ia shtoni atë ujit që e pini çdo ditë, pa shtuar sheqer, do t’i bëni një shërbim të përkryer organizmit tuaj.

Domatet

Domatet përmbajnë likopen, një prej karotenoideve më të forta i cili shërben si antioksidant në organizëm. Studimet e fundit tregojnë se domatet arrijnë të ulin rrezikun e problemeve lidhur jo vetëm me zemrën dhe tensionin e gjakut, por edhe me rrugët urinare, stomakun dhe zorrën e trashë, nëse hahet nga një kokërr në ditë. Një domate ka 26 kalori, 0 yndyra dhe 1 gram fibra. Priteni domaten e freskët në feta, hidhni vaj ulliri sepse likopeni më së miri përthithet nga organizmi nëse kombinohet me yndyrë bimore cilësore.

Rrushi i thatë

Është një burim i shkëlqyer hekuri i cili ndihmon në qarkullimin e gjakut. Një gjysmë filxhani ka 218 kalori, 0 yndyra dhe 3 gramë fibra. Shtoni rrush te thatë tek drithërat që konsumoni në mëngjes dhe kjo veçanërisht vlen për femrat të cilat gjatë cikleve të tyre kanë nevojë për më shumë hekur.

Fiku

Ka shumë kalium dhe fibra, por edhe vitaminë B6, e cila është e nevojshme për organizëm të mirë. Kaliumi zvogëlon kolesterinën dhe parandalon mbajtjen e ujit të tepërt në trup. Një fik ka 37-48 kalori, 0 yndyra dhe 2 gramë fibra. Fiku i freskët është më i shijshmi, por disa i preferojnë të thatë dhe i konsumojnë duke përfituar energji dhe shtytje për aktivitet fizik.

Kajsitë

Frutat si kajsitë dhe pjeshkët janë plot me beta karoten, i cili parandalon dëmtimet radikale. Trupi e shndërron këtë përbërës në vitaminë A, e cila eliminon mundësitë e shfaqjes së mjaft problemeve Një kajsi ka 17 kalori, 0 yndyra dhe 1 gram fibra. Ato mund të hahen të freskëta apo të thata, por në qoftë se janë shumë të buta, mund të kenë humbur përbërësit ushqyes.

Avokado

Ndihmon në uljen e kolesterinës dhe ngrit nivelin e HDL-së (lipoproteinës me densitet të lartë). Një fetë ka 81 kalori, 8 gramë yndyrë dhe 3 gramë fibra. Në vend të majonezës të cilën e konsumoni ne shtëpi, vendosni disa feta avokado ose salcë të bërë vete duke grirë avokadot.

Etiketat