Një grua hidhet nga Ura e Fshajt, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e saj

17.06.2023

Në Gjakovë janë duke vazhduar kërkimet për gruan që ditën e premte është hedhur nga ura e Fshajt. Policia bën të ditur se gruaja ka rënë nga ura e Fshajt rreth orës 10:03. “Fshati Fshaj, Gjakovë 16.06.2023 – 10:03. Dëshmitari mashkull kosovar, ka njoftuar se një femër është hedhur nga Ura e Fshajt në lumë, […]

Një grua hidhet nga Ura e Fshajt, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e saj Foto: Ilustrim

Në Gjakovë janë duke vazhduar kërkimet për gruan që ditën e premte është hedhur nga ura e Fshajt.

Policia bën të ditur se gruaja ka rënë nga ura e Fshajt rreth orës 10:03.

“Fshati Fshaj, Gjakovë 16.06.2023 – 10:03. Dëshmitari mashkull kosovar, ka njoftuar se një femër është hedhur nga Ura e Fshajt në lumë, trupin e viktimës e ka rrëmbyer uji dhe akoma nuk është gjetur”, bën të ditur Policia.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore, zjarrfikësit, njësiti për kërkim-shpëtim dhe prokurori.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se rasti është duke u hetuar.