Çifti nga Malisheva rrahën mes vete, më pas sulmuan fizikisht edhe fëmijët e tyre

13.06.2023

Dy persona (një mashkull dhe një femër) janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrit, ndërkohë edhe dy fëmijët e tyre. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:45, në Malishevë. Po ashtu siç bëhet e ditur me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa […]

Çifti nga Malisheva rrahën mes vete, më pas sulmuan fizikisht edhe fëmijët e tyre Foto: Ilustrim

Dy persona (një mashkull dhe një femër) janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrit, ndërkohë edhe dy fëmijët e tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:45, në Malishevë.

Po ashtu siç bëhet e ditur me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, ndërkohë edhe dy fëmijët e tyre.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovë”, thuhet në raport.