Zjarret fushore dëmtojnë plantacionet në Suharekë

07.03.2019

Komuna e Suharekës me fshatrat përreth siç duket ka probleme serioze me zjarret fushore kjo për faktin se pothuajse asnjë ditë nuk kalon që nuk ka raportime lidhur me problemet që po shkaktojnë zjarret. Dita e enjte nuk ka qenë fare e lehtë për zjarrfikësit e qytetit ku pavarësisht numrit të vogël të tyre kishin […]

Zjarret fushore dëmtojnë plantacionet në Suharekë Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës me fshatrat përreth siç duket ka probleme serioze me zjarret fushore kjo për faktin se pothuajse asnjë ditë nuk kalon që nuk ka raportime lidhur me problemet që po shkaktojnë zjarret.

Dita e enjte nuk ka qenë fare e lehtë për zjarrfikësit e qytetit ku pavarësisht numrit të vogël të tyre kishin pranuar kërkesë për intervenime në afro 10 lokacione të ndryshme.

Duke lërë anash punën e palodhshme që bëjnë zjarrfikësit të cilët po bëjnë të pamundurën në të mirë qytetarëve. Duke e marrur si problem serioz praktikën e vënjes së zjarreve që po raportohet si e qëllimshme dhe duke e dënuar si shprehi që nuk ka hapësir për arsyetim sipas raportimeve të fundit dëmet që po shkaktojnë zjarret kanë filluar që të krijojnë dëme serioze.

Vetëm dita e sotme ka kaluar me dëme në tokat bujqësore të shumë qytetarëve ku janë dëmtuar plantacione të vreshtave dhe të pemëve.

Apelojmë te organet kompetente që ta marrin më seriozisht me hapa konkret që raste të tilla të mos gjejnë vend në shoqërinë tonë.

Zjarret që kohëve të fundit po shkaktohen dhe në numër janë të shumtë, janë shqetësuese për Komunën, pasi dyshohet se janë zjarre të qëllimshme. Kryetari Muharremaj, ka bërë apel tek qytetarët dhe ka kërkuar nga organet që të jenë më syçelë dhe të kalon kryesit e këtyre akteve shëmtuese.