Suharekë: Vdes personi që ishte sulmuar nga qeni

15.06.2019

Më 1 qershor Avdyl Fandaj 86 vjeqar nga fshati Peqan ishte sulmuar nga një qen dhe kishte marr lëndime të rënda në kokë. Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Sadri Hulaj tha se gjendja e plakut është shumë e rëndë. “ Viktima është shqyer në kokë”, tregon Hulaj. Gjatë ditës familjar të viktimës kanë […]

Suharekë: Vdes personi që ishte sulmuar nga qeni Foto: Ilustrim

Më 1 qershor Avdyl Fandaj 86 vjeqar nga fshati Peqan ishte sulmuar nga një qen dhe kishte marr lëndime të rënda në kokë.

Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Sadri Hulaj tha se gjendja e plakut është shumë e rëndë. “ Viktima është shqyer në kokë”, tregon Hulaj.

Gjatë ditës familjar të viktimës kanë bërë të ditur se familjari i tyre ka ndërruar jetë.

Për shkak lëndimeve të rënda personi ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Qentë e rrugës janë shndërruar në rrezik për qytetarët në rajonin e Prizrenit. Përkundër ankesave të shumta , institucionet nuk kanë marrë masa për eliminimin e këtij rreziku.