Suharekë: Brenda javës, 3 aksidente, 2 vjedhje, 1 dhunë në familje dhe 1 vdekje e dyshuar

07.11.2019

Sot në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i rregullt i sigurisë lokale, ku edhe u raportua për rastet të cilat kanë ndodhur në këtë komunë. Në takimin e sotëm për siguri lokale, nënkryetarja e Komunës së Suharekës z.Mihrije Suka, e cila edhe është udhëheqëse e këtij takimi, e ka hapur takimin dhe ka folur […]

Suharekë: Brenda javës, 3 aksidente, 2 vjedhje, 1 dhunë në familje dhe 1 vdekje e dyshuar Foto: Ilustrim

Sot në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i rregullt i sigurisë lokale, ku edhe u raportua për rastet të cilat kanë ndodhur në këtë komunë.

Në takimin e sotëm për siguri lokale, nënkryetarja e Komunës së Suharekës z.Mihrije Suka, e cila edhe është udhëheqëse e këtij takimi, e ka hapur takimin dhe ka folur për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës në Komunën e Suharekës.

Po ashtu Suka, ka veçuar fillimin e punimeve për ndëtimin e sheshit të qytetit dhe ka folur edhe për disa punë dhe angazhime tjera.

Nga Policia e Kosovës, është raportuar se java ka qenë e qetë, por me disa raste: 3 aksidente trafiku, 2 vjedhje, 1 dhunë në familje, 1 vdekje e dyshuar, 1 sulm ndaj personit zyrtar dhe 1 ngacmim.

Ndërsa përfaqësuesi i OSBE-së, ka njoftuar se janë në përgatitje të organizimeve të tryezave të ndryshme, me komunat e rajonit tonë.

Nga KFOR-LMT, kanë deklaruar se janë duke punuar në punët e tyre të përditshme.