Rregullat e reja në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë, cënojnë të drejtat e njeriut!

02.03.2019

Shkruan: Ylli Rraqi Drejtoria e gjimnazit “Jeta e Re” publikisht cenon dhe i thyen të drejtat dhe liritë e përcaktuara nga Kushtetuta e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.  Drejtoria e kësaj shkolle mundohet të ndërhyjë në privatësinë e nxënsëve dhe të profesorëve duke u munduar ta ndalojë komunikimin mes tyre, raporton 04online. Ky akt […]

Rregullat e reja në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë, cënojnë të drejtat e njeriut! Foto: Ilustrim

Shkruan: Ylli Rraqi

Drejtoria e gjimnazit “Jeta e Re” publikisht cenon dhe i thyen të drejtat dhe liritë e përcaktuara nga Kushtetuta e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. 

Drejtoria e kësaj shkolle mundohet të ndërhyjë në privatësinë e nxënsëve dhe të profesorëve duke u munduar ta ndalojë komunikimin mes tyre, raporton 04online.

Ky akt bie ndesh me thënien dhe betimin e profesorëve qe t’u ndihmojnë nxënsave kurdo që kanë nevojë.

Poashtu kjo drejtori po mundohet ta krijojë murin ndarës mes nxënsëve dhe profesorëve(më duket se këta të fundit cilësohen si hyjni). Kujdes!!! Rrjet social konsiderohet dhe Gmail ku nxënësit tuaj çdo ditë shkëmbjenë prezentime me profesorët e tyre.
2. Nuk e di si kjo shkollë ka përpjekje të nxjerrë nxënës te pregaditur per lëminë e informatikës nëse ata mësojnë për telefonin dhe perdorimin e duhur të tij vetëm pasi të shkojnë në studime. Më duket se kjo drejtori nuk po mundohet të i edukojë drejtë këta fëmijë por po mundohet të i kthejë mbrapa në kohë. TURP!

PROPOZIM: Nga sot ndalohet përdorimi i inovacioneve te Tomas Edisonit edhe per arsye shkencore, shkruan Ylli Rraqi.